18+ | Please play responsibly | Terms and Conditions apply | Commercial Content

Rreth Nesh

Duke promovuar transparencën në industrinë e lojërave të fatit online, kodibonus.al i ndihmon përdoruesit duke u ofruar atyre burimet që u nevojiten për të marrë vendime të informuara kur vënë baste online ose kur luajnë në një kazino online. Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi transparentë për mënyrën se si operojmë, kështu që ju mund të lexoni detaje në lidhje me këtë.

Në kodibonus.al ne dëshirojmë që përvoja juaj me bastet sportive online dhe/ose kazinotë online të jetë sa më e këndshme. Për ta arritur këtë, ne promovojmë transparencën në tregun e lojërave të fatit dhe përpiqemi t’ju udhëzojmë sa më mirë duke ju ofruar përmbajtje cilësore, dizajn inovativ dhe zgjidhje teknologjike. Për të arritur qëllimet tona, ne punësojmë njerëz të talentuar.

Shumica e kompanive mediatike tarifojnë përdoruesit për të pas qasje në përmbajtje. Por ne në kodibonus.al preferojmë t’ju lejojmë qasje në përmbajtjen falas në mënyrë që të ajo të qaset nga sa më shumë përdorues.

Për shkak se ne nuk duam të ngarkojmë taksa ose të tarifojmë përdoruesit tanë, ne duhet të kemi burime të tjera të ardhurash.

MODEL BIZNESI I BAZUAR NË AFFILIATE

Modeli i biznesit që gjendet pas kodibonus.al bazohet kryesisht në marrëdhëniet affiliate. Kjo metodë biznesi kërkon që operatorët e lojërave të fatit të paguajnë kodibonus.al për trafikun që ridrejtohet tek ata nga faqja jonë. Trafiku i dërguar operatorëve përcaktohet nga numri i klikimeve në linqet affiliate që vendosim brenda teksteve ose imazheve, por edhe nga përdorimi i cookies që mund të zbulojë kur një përdorues ka hapur një llogari me një operator lojërash përmes linqeve në faqen tonë.

Më konkretisht, kodibonus.al fiton para nga operatorë të licencuar të lojërave të fatit në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • së pari, duke mbledhur një përqindje të të ardhurave të operatorit të krijuara nga aktivitetet e lojërave të fatit të lojtarit të ridrejtuar, për tëre periudhën në të cilën lojtari ka llogarinë aktive të lojës. Ky njihet si “modeli i ndarjes së të ardhurave”.
  • së dyti, duke mbledhur një tarifë të caktuar fikse për çdo lojtar që hap llogarinë përmes linqeve tona dhe bën një depozitë. Ky quhet modeli i kostos për blerje (CPA).
  • Nganjëherë mund të jetë një variant që kombinon të dy llojet e komisioneve të përmendura.

A është kjo një praktikë e zakonshme? Po! Shumë gazeta, faqe udhëtimi, faqe për krahasimin e çmimeve, blogje, faqe bastesh etj. përdorin këtë model biznesi.

Përveç kësaj, kodibonus.al ndonjëherë gjeneron të ardhura nga shitja e hapësirës reklamuese në faqe dhe nga mbajtja e përmbajtjeve të sponsorizuara, ku operatorët e lojërave të fatit paguajnë për ekspozimin në ueb faqe.

SI NDIKON KJO NË KORREKTËSINË E PËRMBAJTJES NË FAQE?

Kjo nuk ndikon në korrektësinë e përmbajtjes në faqe. Ajo që shkruajmë nuk ndikohet në asnjë mënyrë nga asociacionet që kemi me faqet e ndryshme të lojërave të fatit. Ne rekomandojmë vetëm bastshkrues dhe kazino online që ne i konsiderojmë se ofrojnë shërbimet më të mira. Ne asnjëherë nuk do të lavdërojmë një faqe që nuk ia vlen vetëm sepse është në avantazhin tonë financiar. Ne punojmë vetëm me top faqet të cilave u besojmë.

Qëllimi ynë është t’u ofrojmë përdoruesve këshilla të paanshme dhe informacion të detajuar për gjithçka që lidhet me bastet sportive, lojërat e kazinosë dhe llojet e tjera të lojërave të fatit online, për t’ju ndihmuar të bëheni bastvënës më të mirë ose lojtarë më të organizuar të kazinosë. Ne besojmë se vetëm përmes sinqeritetit mund të fitojmë besimin e përdoruesve tanë.

Ashtu si publikimet e tjera të lajmeve, ne gjithashtu kemi përmbajtje të sponsorizuara në ueb faqe që nuk i nënshtrohen të njëjtave vendime editoriale si pjesa tjetër e përmbajtjes. Në këto raste operatorët paguajnë për ekspozimin. Në mënyrë që përdoruesit tanë të jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis dy llojeve të përmbajtjes dhe të dinë se cilët artikuj dhe materiale bazohen në mënyrë rigoroze në opinionet tona personale, ne gjithmonë do ta shënojmë përmbajtjen me pagesë si “të sponsorizuar”.

STRATEGJIA AFATGJATE

Ne besojmë se ndërtimi i një brendi të besuar është thelbësor për të pasur një biznes të suksesshëm afatgjatë. Kjo qasje na ka krijuar disa probleme me kalimin e kohës me operatorët që nuk morën vlerësimet që shpresonin. Por ne asnjëherë nuk do të rrezikojmë integritetin tonë duke ofruar informacione të rreme në të cilat nuk besojmë. Shumica dërrmuese e operatorëve me të cilët punojmë e dinë se kjo është qasja dhe mentaliteti ynë dhe e pranojnë që vlerësimet tona janë gjithmonë 100% korrekte dhe objektive, edhe nëse kjo do të thotë se ata do të nxjerrin në pah aspekte më pak të këndshme.

Nuk është detyra jonë të mbrojmë imazhin e operatorëve me të cilët punojmë. Përkundrazi, ne përpiqemi të balancojmë pozitiven me negativen në mënyrë që përdoruesit tanë të dinë saktësisht se çfarë i pret kur hapin një llogari. Në raste të rënda, ne mund të ndërpresim edhe bashkëpunimin me operatorë që nuk përmbushin disa standarde.